Habit gazetari, Saimir Tahirit po i përgatitet rikthim triumfal

Politikë

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi në një opinion të tijin shkruan se ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, po i përgatitet një rikthim triumfal në Partinë Socialiste, në postin e zëvendëskryeministrit.

Këtë deklaratë Lesi e ka bërë referuar reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në studiot televizive, dalë një javë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fillimisht kryeministri, te Sokol Balla, dhe më pas Taulant Balla në TVSH deklarojnë se “Saimir Tahiri është i pafajshëm” dhe “nëse ai do, e presim në PS”’,- kështu shkruan Lesi.

Më tej ai gazetari është shprehur se një ministër që është aktualisht ministër në kabinetin e Ramës i ka thënë se Tahiri është i frikshëm dhe nuk dihet çfarë videosh ka për to.

“Me sa duket Tahiri paska punuar mirë me video si ministër, pasi të gjithë e paskan frikë në qeveri dhe krejt kupola e PS-së. Një ministër që është sot në kabinetin Rama është shprehur se “Tahiri është i frikshëm, se nuk e di asnjeri se çfarë materialesh apo videosh ka për ne. Mund të mos ketë asgjë, por frika është e madhe të ne”.

E gjithë kjo fushatë marketingu nga Edi Rama dhe Taulant Balla, ndërkohë që palosën ish-ministrin Fatmir Xhafaj, tregon se rikthimi i ish-ministrit të brendshëm do jetë triumfal në PS. Por jo vetëm në selinë rozë, por surpriza mbetet për publikun se po synohet që ai të emërohet zv/kryeministër në vend të Senida Mesit, zv/kreministres së sotme, pasi ajo do të kandidojë në Shkodër për kryetare bashkie”,- shkruan ndër të tjera Lesi.

ME TE LEXUARAT