Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Deputeti mbron Lleshin, s’ka të drejtë ta heqi gradën “Gjeneral”

Pas deklaratave Presidencë-Kryeministri lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit pjesë e reagimeve është bërë edhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu.

Në një postim në ‘Facebook’ Ndreu pohoi se grada fitohet dhe askush nuk ka të drejtë që të cënojë atë.

Po ashtu ai theksoi se edhe vet Lleshi nuk mund të kërkojë heqjen e gradës së tij, ndërsa shtoi se kërkesa për c’dekretim duhet të jetë tekë e presidentit Meta.

Postimi i plotë:

Grada eshte personale dhe fitohet. Njeriu vdes me graden qe ka. Askush nuk ka te drejte te cenoje graden qe dikush e ka marre me merite. Nese ushtron funksionim per shkak te grades, atehere jemi ne kushtet e ndalimit sipas Kushtetutes. Por Gjeneral Lleshaj nuk ushtron asnje funksion qe ne vitin 2003. Kerkesa per c’dekretim grade mund te jete nje teke qe i duhet plotesu presidentit por kurrsesi arsye per ti hape rruge emerimit ne detyren e ministrit ! Graden Gjenerali e ka fituar ne baze te meritave dhe ska te drejte askush t’ja heqe e aq me pak te kerkoje vete Lleshaj ti hiqet. Ku eshte nje precedent i cili duhet ndaluar!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet