Etika penalizon deputetët, 40 gabimet që nuk duhet t’i bëjnë në Parlament
Duke iu referuar Kodit Etik dhe udhëzuesit për shpjegimin e tij, ‘Shqiptarja’ ka identifikuar 40 sjellje apo veprime që deputetë nuk duhet t’i bëjnë as në Kuvend dhe as në jetën private.
Sjelljet që nuk tolerohen për deputetët:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Konsumimi i alkoolit ose i substancave narkotike ose psikotrope.
Ngacmimet seksuale ndaj koleges ose kolegut.
Kryeja e veprime ose gjestikulacione të pahijshme.
Përdorimi i telefoninë e lëvizshme ose mjete të tjera gjatë veprimtarisë parlamentare.
Pjesëmarrja në tenderat publike.
Zotërimi i aksioneve në shoqëritë tregtare me pozita dominuese në tregun e brendshëm.
Zotërimi i aksioneve në shoqëritë tregtare me pozita dominuese në tregun e brendshëm nga bashkëshorti/bashkëjetuesi, fëmijët e rritur dhe prindërit e deputetit.
Të kërkojë ose të pranojë dhurata që ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në paanësinë e kryerjes së detyrës.
Të mbajë kontakte me personin që bëri dhuratën.
Përhapja e të dhënave sekrete, sensitive dhe konfidenciale.
Fshehja e mbulimit të shpenzimeve nga një palë e tretë për udhëtime, strehim dhe qëndrim në një vend.
Përdorimi i stafit teknik të Kuvendit për përgatitje fjalimesh ose raportesh për angazhim personal politik.
Përdorimi i pasurisë dhe burimeve materiale të Kuvendit për nevoja vetjake.
Votimi i një ligji ose vendimi kur është në konflikt interesi.
Pengimi i veprimtarisë parlamentare.
Keqpërdorimi i të drejtës për replikë në funksion të qëllimeve të tjera që nuk kanë lidhje me
vijimin normal të procesit parlamentar.
Pengimi i deputetëve të tjerë për të votuar duke përdorur presionin ose dhunën.
Votimi për llogari të një deputeti tjetër.
Përdorimi i gjuhës së pahijshme, fyese ose kërcënuese.
Ofrimi e modeleve të gabuara për qytetarët.
Nxitja e formave joetike ose të dënueshme për zgjedhësit.
Sjellje të paqarta dhe të dyshimta.
Diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, orientimit seksual etj.
Përdorimi i një gjuhe të shprehuri, e cila nxit urrejtjen në bazë të racës, gjinisë, moshës.
Sjellje që njollosin figurën morale dhe që cenojnë autoritetin dhe imazhin e tij para opinionit publik.
Publiciteti ose përdorimi mediatik për veprimtaritë joparlamentare.
Stil i papërshtatshëm veshje me funksionin publik të deputetit në seancë plenare, komisione dhe takime të organizuara.
Veshje që nuk ruajnë reputacionin e Kuvendit të Shqipërisë.
Këmishë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të rastit e të shkujdesura.
Aksesorë dhe stampa të dukshme.
Mjekër dhe flokë jo të rregullt në seancat plenare, komisione dhe takime.
Fundet e shkurtra për gratë, dekoltetë, veshjet pa mëngë.
Materialet sportive ose ekstravagante (xhinse, lëkura) ose ngjyrat e forta.
Këpucë me taka të lata mbi 7 cm, tualet i tepruar.
Parfumim i tepruar, aksesorë të mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë.
Lyerja e thonjve, prerja e flokëve dhe përdorimi i ngjyrave, në mënyrë ekstravagante.
Dekolteja e dukshme, fustan mbrëmje.
Fustane të ngushta, fund mbi gju, fundet sportive, shapka plazhi.
Shpatulla jashtë, gjunjë të zbuluar.