Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zjarret në Kaliforni, rëndohet bilanci i viktimave

Zjarri masiv që ka shpërthyer në veri të Los Anxhelosit dhe po avancon më tepër për shkak të erërave të forta, deri tani ka marrë nëntë jetë njerëzish, ndërsa 35 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

BBC News raporton se vatra e parë e zjarrit nisi në Thousand Oaks, ndërsa detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 shtëpive. Gjithashtu u bë e mundur evakuimi i zonës së Malibusë, atraksioni i njohur turistik, shumë i dashur edhe për VIP-at.

Pas kësaj vatre, një tjetër u lokalizua në Kaliforninë veriore, duke vënë nën pushtetin e zjarrit hektarë tokë. Më shumë se 157 mijë njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.