Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasak, nga Korça ka komentuar ngërçin qeveri-Presidencë të krijuar, pas mosdekretimit të gjeneral Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, që pasoi emërimin e tij zëvendësministër të parë të Brendshëm.
Lidhur me këtë situatë Vask ka thënë se në këtë pikë është shumë e rëndësishme ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.
Vask shprehu bindjen se autoritetet kompetente do ta gjejnë zgjidhjen.
“Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente”,- Vask.