Makina 600 mijë euro, Kuvendi i Maqedonisë dështon ti heqë imunitetin Gruevskit

Kosovë&Rajon

Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti t’ia marrë mandatin deputetit dhe ish- kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Për heqjen e mandatit votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 29 deputetë të VMRO-së. Që t'i merrej mandati, duhej të votonin 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisma ishte paraqitur në Komisionin për çështje të mandateve pas njoftimit që kishte marrë Kuvendi nga gjykata për dënimin e Nikolla Gruevsit me dy vjet burgim.

Shumica parlamentare kishte kërkuar marrjen e mandatit me arsyetimin se “Nikolla Gruevski nuk është i denjë të ushtrojë detyrën e deputetit”.

Por, kërkesën për marrjen e mandatit, nga VMRO-DPMNE-ja e vlerësuan si të motivuar politikisht.

Gruevski të enjten duhej të paraqitej në burg, por kjo është shtyrë edhe për ndonjë ditë, për shkak të një kërkese të re nga ana e tij për shtyrjen e vuajtjes së dënimit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet edhe për shpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, për mashtrime zgjedhore, dhunë të porositur ndaj ish-drejtuesve të opozitës në një komunë të Shkupit, e keqpërdorime tjera financiare.

Nga ana tjetër, shumica parlamentare e hodhi poshtë edhe një kërkesë tjetër të opozitës që në rend të ditës së seancës, të premten, të vendoset edhe propozimi për miratimin e ligjit për amnisti për të gjithë personat e përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, 2017.

Rreth 30 persona, përfshirë edhe gjashtë deputetë të përjashtuar të VMRO DPMNE-së, po gjykohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

ME TE LEXUARAT