Surprizon Edi Rama: Emrin e Sandër Lleshit do ta dërgoj prapë tek Ilir Meta për dekretim

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do tia dërgojë edhe njëherë për dekretim Presidentit Ilir Meta emrin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në emisionin Real Story, Rama tha se të premten do ta ridërgojë edhe njëherë emrin e Lleshit për dekretim dhe më pas do të presë edhe shtatë ditë sipas afatit kushtetutes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Ramës, në këtë mënyrë, Presidenti Meta ka kohën që nuk i mjaftoi në rastin e parë për të krijuar bindjen e nevojshme për dekretimin e ministrit të ri të brendshëm.

Nëse nuk dekretohet sërish, Rama tha se cështja e Sandër Lleshit do të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT