Specialet e Policisë nisin ‘vizitën turistike’ të radhës në Elbasan

Aktualitet

Në mënyrë të përsëritur forcat speciale të Policisë kanë mbërritur në Elbasan. Kjo ‘traditë’ e nisur nga koha e Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, e vazhduar nga Fatmir Xhafaj, duket se po respektohet edhe nga zëvendësministri “i plotfuqishëm” Sandër Lleshaj, i cili me sa duket ka “nxitur” vizitën turistike të radhës se specialeve në Elbasan.

Janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) të cilat anë nisur kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit për personat të dyshuar me precedentë penalë. Kontrollohet po vazhdojnë dy ditësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, si gjithmonë, edhe në “vizitat turistike” të mëparshme, ende nuk ka persona të shoqëruar.

ME TE LEXUARAT