Denoncim, OSHEE rjep qytetarët

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në “Facebook” ka publikuar mesazhin e një qytetari digjital, i cili pohon se OSHEE po rjep qytetarët e zonës së Gosës.

Qytetari shkruan se ka pasur një defekt me sahatin dhe kishin shkuar punëtorët e OSHEE-së për ta rregulluar dhe pasi kishin mbaruar punë i kishin kërkuar para, me pretendimin se punën e kishin bërë me pajisjet e veta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

Plaçkitesit e OSHEE rrjepin qytetaret e Goses.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha jam nje banor i Fshatit Gose Bashkia Rrogozhine , dy dite me pare kerkova ndihme per nje defekt te sahati i dritave te Oshee Rrogozhines dhe me mbrapa me erdhen per ta rregulluar tre persona ,pasi mbaruan pune me kerkuan leke qe ua dhashe dhe me thane se vijme ne pune me makinat tona...

A mund te ma thote kush se kur i paguan faturat cdo muaj dhe te paguash per nje sherbim qe duhet ta beje vete kompania...Ju lutem publikojeni pasi Gosa eshte kthyer ne tabele qitje per te grabitur popullin per gjithcka nga punonjesit e Elektrikut Rrogozhine qe eshte mbushur plot me njerez partiake kohet e fundit...Respekte per ty Doktorr qe po na mungon shume...!!

ME TE LEXUARAT