Basha nga PPE, do u japim shqiptarëve një jetë më të mirë

Politikë

Përmes një video-mesazhi postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ Basha nga Helsinki ka thënë “morëm mbështetje për misionin tonë për të çliruar zgjedhjet dhe politikën nga krimi”.

Më tej Basha tha se Partia Popullore Europiane ka mbështetur kauzat e PD-së për pastrimin e politikës nga krimi si dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve. Gjatë vizitës së tij në Kongresin e PPE, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i KE-së, lideri demokrat tha se PPE mbështet vizionin e opozitës për integrimin në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sapo përfundoi debati midis Manfred Ëeber dhe Alex Stubb, dy kandidatët tanë për Komisionin Europian. Një debat i jashtëzakonshëm me mesazhe të qarta për Europën, por edhe për Ballkanin, edhe për Shqipërinë.

PPE, të gjitha partitë tona simotra këtu mbështesin vizionin tonë për integrimin në Europë, mbështesin kauzat tona per luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e politikës nga krimi, për luftën kundër korrupsionit e oligarkisë, dekriminalizimin e zgjedhjeve.

Kandidatët tanë, njëri prej të cilëve do të jetë kandidati për Komisionin Europian, dhanë mesazhe të qarta se BE do të thotë në radhë të parë një bashkim vlerash, shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, luftë kundër korrupsionit, liri e medias, respekt për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Këto janë vlerat për të cilat qëndrojmë dhe luftojmë së bashku në këtë familje të madhe.

Tani, pas këtij debati të jashtëzakonshëm midis dy kandidatëve do të nisem për në sallën ku do të kemi darkën e Samitit. Do të ritakohem me disa prej kolegëve, liderëve të PPE dhe kryeministrave. Presim kamcelaren Merkel, Presidentin aktual të Komisionit, Juncker, Presidentin e Këshillit Europian, Tusk, Presidentin e PE, Tajani, të cilin pata kënaqësinë ta takoj pak më parë dhe disa prej liderëve të qeverisë së BE dhe liderët e tjerë të së djathtës.

Është një darkë që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe është një rast i jashtëzakonshëm për të siguruar konfirmimin e mbështetjes së partive simotra, PPE, mbështetje e cila ka vazhduar gjatë gjithë ditës, për betejat dhe kauzat kryesore të PD, opozitës shqiptare, që janë dhe vlerat kryesore të Europës: demokracinë, zgjedhjet e lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe përpjekjet për t’u dhënë shqiptarëve një jetë më të mirë dhe mundësi për te gjithë në vendin e tyre.

Do t’ju mbaj të informuar për samitin qe nis për pak në një nga mjediset e Qendrës së Kongreseve në Helsinki. Sesion i jashtëzakonshëm, debat i jashtëzakonshëm!

Ju përshëndes nga Helsinki!”, -tha Basha.

ME TE LEXUARAT