Kush ministër duhet të kishte dorëzuar dorëheqjen pas Xhafajt

Politikë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro postoi në rrjetet sociale një thënie të artistit amerikan, John Waters.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”,- shkroi Kumbaro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këtë thënie Kumbaro u bëri thirrje të rinjve të lexonin sa më shumë, si dhe kjo ishte thënia që ajo kishte për zgjedhur për të nisur një fushatë leximi.

Fill pas këtij postimi, pati reagime të shumta, sepse një gjuhë e tillë nuk i shkon një ministreje, aq më pak një ministreje Kulture.

Kumbaro tregoi se është një kopjace dhe për këtë gjë një zëvendës ministër, Ervin Demo e dorëzoi postin, shkruan CNA.al.

Por pikëpyetja më e madhe lind se në duhet ta kishte dorëzuar Kumbaro dorëheqjen Ramës, për arsye morale sepse kjo është një gjuhë që u shkon vetëm rrugaçëve?!

Apo Kumbaro është mësuar me gjëra të tilla dhe nuk i nxihet faqja siç thotë një fjalë e urtë shqiptare.

Në fund të fundit, ajo është ministrja që firmosi për të ndërtuar një fabrikë sallami në Butrint.

ME TE LEXUARAT