MTV Europe Music Awards, shkëlqejnë Dua Lipa dhe Bebe Rexha

Showbiz

MTV flet në gjuhën latine. Protagoniste e çmimeve “MTV Europe Music Awards”, versioni europian i çmimeve të ish-rrjetit muzikor, ka qene Camilla Cabello.

Artistja amerike e lindur në Kubë, 21-vjeçare, ka fituar 4 statuja nga 7 nominime, atë të “artistes më të mirë”, të “videos” dhe “këngës” më të mirë për “Havana”, si dhe atë të “artistes më të mirë amerikane”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shfaqjen prestigjioze, kanë shkëlqyer edhe shqiptaret, me Dua Lipën që rrëmbeu çmimin si “artistja më e mirë e muzikës pop”.

Në “MTV European Music Awards” shkëlqeu edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila me performancën e saj, nga një vaskë banjoje në një skenë qendrore që ngrihet, e rrethuar nga 100 balerinë, elektrizoi publikun me “I’m a mess”.

Spektakli u drejtua nga aktorja dhe këngëtarja Haileee Steinfeld, ndërkohë që hapja e tij iu besua Nicki Minajt, e cila rrëmbeu edhe dy çmime gjatë mbrëmjes, një për lukun dhe tjetrin si artiste hip hopi.

Mbresëlënëse ishte edhe performanca e Janet Jackson, që u shpall edhe fituese e çmimit “Ikona globale”.

Lista e plotë e fituesve:

Best Artist – Camila Cabello

Best Video – Camila Cabello, Havana ft. Young Thug

Best Song – Camila Cabello, Havana ft. Young Thug

Best Pop Artist – Dua Lipa

Best New Artist – Cardi B

Best Look – Nicki Minaj

Best Hip-Hop Artist – Nicki Minaj

Best Live Artist – Shawn Mendes

Best Rock Artist – 5 Seconds of Summer

Best Alternative Artist – Panic! At The Disco

Best Electronic Artist – Marshmello

Biggest Fans – BTS

Best World Stage – Alessia Cara: MTV Spotlight @ Hyperplay, Singapore 2018

Best US Act – Camila Cabello

Global Icon – Janet Jackson

ME TE LEXUARAT