Macron përkujton stërgjyshin britanik përkrah May

Bota

Presidenti francez Emmanuel Macron e shënon arritjen e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore me një ceremoni në Somme, ku ka luftuar dhe stërgjyshi i tij britanik.

Së bashku me shefen e ekzekutivit në Londër, Theresa May, Macron do të marrë pjesë në një kremtim në bashkinë e qytetit Albert, në veri të Francës në 9 nëntor, e më pas do të vendosin kurora me lule në memorialin e ngritur në Thiepval në nder të britanikëve dhe atyre nga forcat e Commonwealth-it që humbën jetën në betejën e Somme-s në 1916-s, por që nuk e kanë një varr.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eventi do të ketë një domethënie të veçantë për Macronin, i cili ka lindur në Amiens-in ngjitur dhe është rritur në një zonë të Francës të shënjuar fort nga konflikti.

Stërgjyshi i tij britanik, George William Robertson, luftoi atje dhe mori një medalje trimërie. Pas luftës, George i lindur në Bristol vendosi të qëndronte në Francë, ku u martua me një vendase, Suzanne Leblond, shkruan Tema.

Macron do të drejtojë kremtimet disa ditore të armëpushimit me synimin e qartë t’i bëjë homazhe atyre që vdiqën në të dy krahët e konfliktit që zgjati nga 1914-ta deri në 1918-ten.

Ceremonitë nisin pikërisht sot në Strasburg, me një shtrëngim duarsh me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, dhe përfundojnë në Compiègne në 11 nëntor ku do të drejtojë me kancelaren Angela Merkel një event të përbashkët franko-gjerman.

ME TE LEXUARAT