“450 mln lekë për uniformat”, Urgjenca i përgjigjet PD-së

Kliko per me shume info

Pas akuzave të Partisë Demokratike, nga deputetja Oriola Pampuri e cila akuzoi ministrinë e Shëndetësisë se ka vjedhur 450 milionë lekë me tenderin e uniformave të urgjencës të cilave sipas saj u del boja nga cilësia e dobët , ka reaguar Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Përmes një deklarate, QKUM hedh poshtë akuzat dhe thotë se Urgjenca Mjekësore është me standard të ri bazuar sipas ligjit.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë i Urgjencës:

Uniforma e re e personelit mjekësor është sipas standarteve të urgjencës mjekësore, bazuar në ligjin 147/2014, i cili ka përcaktuar standartin e uniformave të urgjencës, në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare.
Procedura e blerjes së uniformave të personelit mjekësor të urgjencës është transparente, e bazuar në ligjin e prokurimit publik, dhe është kryer nga Ministria e Brendshme, që është autoriteti i ngarkuar me VKM për blerjen e përqëndruar të të gjitha uniformave, siç parashikohet në normativat EN 20471.

Përballë shpifjeve, po rendisim disa fakte dhe shifra në lidhje me uniformat e personelit të urgjencës.

1. Çmimi dhe specifikimet teknike janë deklaruar publikisht. Fondi total është 38 milion dhe jo 45 milion lekë siç thuhet në deklaratë dhe procedura është kryer nga organi qëndror blerës bazuar në legjislacionin në fuqi.

2. Uniforma standarte është e përbërë nga 10 pjesë, në total 3.760 copë, për 366 punonjës.

3. Standartet janë ato ndërkombëtare për shërbimin e urgjencës, që nga xhupat me visibilitet të lartë, deri tek materiali i i pa përshkueshëm, dhe me elemente mbrojtëse për personelin mjekësor nga infeksionet.

Përballë akuzave të pavërteta dhe me qëllime politike, sqarojmë qytetarët se sot, falë investimeve të kryera, urgjenca mjekësore ofron një standart krejt të ri.
Më konkretisht vetëm gjatë 2018 shërbimit të urgjencës i janë shtuar:
– 23 monitorë e defibrilatorë.
– 100 sete të urgjencës së traumës ;
– Shërbimi i urgjencës mjekësore nëpërmjet numrit unik 127/112 është shtrirë në tetë qarqe, të gjitha thirrjet e tyre vijnë pranë Njësisë së Koordinimit në QKUM në Tiranë gjë e cila ka përmirësuar mjaft cilësinë e shërbimit. Brenda vitit 2018 shërbimi do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me të gjitha standartet.
– 32 autoambulanca të reja të paisura me të gjitha aparaturat moderne do ti shtohen brenda 2018 flotës së autoambulancave të shërbimit kombëtar të urgjencës.

Teksa shërbimi i urgjencës mjekësore po përmirësohet dita ditës, duke plotësuar gradualisht projektin e modernizimit të saj, deklarata të tilla shërbejnë veçse për të njollosur padrejtësisht punën e palodhur të ekipeve të urgjencës mjekësore, që janë 24 orë në 24, në shërbim të jetës së qytetarëve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here