Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Sot afati i fundit, do ta dekretojë Meta, Lleshin tek Punët e Brendshme?

Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama menjëherë solli propozimin e ky dikaster do të drejtohej nga gjenerali Sandër Lleshi.

Por ndonëse u bë një javë nga dorëheqja e Xhafajt, Lleshi ende nuk është dekretuar në dikasterin e Punëve të Brendshme.

Mbrëmjen e djeshme në një intervistë për “Syri.net”, Meta tha se bëhet fjalë për një post të rëndësishëm dhe ai nuk mund thjesht të firmosë kërkesën e ardhur nga kryeministri dhe se vendimet e tij do të jenë të pavarura dhe të pa ndikuara nga askush.

“Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.