Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Largimi i mjekëve, ja 6 arsyet pse lënë Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në ‘Facebook’ shkruan se sistemi shëndetësor në Shqipëri është drejt kolapsit.

Lidhur me këtë fakt Shehu i referohet largimit të mjekëve, ku së fundmi në raportin e publikuar rezultone se në Shqipëri kishte 1 mjek për 1000 banorë, madje nuk ka nguruar edhe t’i quajë ‘specie në zhdukje’.

Më poshtë në reagimin e tij Shehu ka treguar edhe disa arsye pse mjkët po largohen nga vendi.

Postimi i plotë:

Mjeket “specie ne zhdukje”, ne nje sistem shendetesor drejt kolapsit.
Se fundmi u publikua se numri i tyre arriti ne 1 mjek per 1000 banore, nivele Afrikano Qendrore keto.
Kjo renie nuk eshte e lidhur thjesht me pagesat, por me “plaget e thella” qe ka ky sistem, duke detyruar edhe 78% te ekzistuesve te pregatisin largimin nga vendi:
1-Sistemi yne shendetesor renditet i fundit ne Europe per “kujdesin ndaj pacientit” me nje varferi ekstreme ne financim e pak elemente sociale, koncentrim te sherbimeve ne pak qendra, numer shtreterish (2,2 per 1000 banore), specialitetesh (reth 200), disa here me ulet se mezataret europiane etj.
2-Nuk artikulohet asnje strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndermarje”, autonomia institucionale etj.
3-Paresori eshte nje instrument i centralizuar per qellime politike e abuzive.
4-Farmaceutika ka nje liste medikamentesh qe rambursohen disa here me te vogel se ne vendet europiane ne numer e vlere.
5-Siguria medikamentoze eshte cenuar nga prejardhja ne shumice e tyre jashte prodhuesve te “origjines se sigurte”, jo me prioritet cilesine por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e nje kontrolli cilesor etj, duke prekur se pari alternativat e para.
6-Mjeket nuk e gjejne vehten ne kete sistem, qe nuk u siguron mjaftueshem nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjine, “arsenalin” farmakologjik, literaturen, te ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.
Kolapsi, qe po “troket ne dere” duhet ndaluar, por kjo kerkon ndryshime thelbesore ne te gjithe sistemin dhe jo “makiazhe”!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.