Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

I dënuar me 11.6 vite burg, arrestohet për t’u ekstraduar italiani

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas italian, me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj, pasi rezultonte i dënuar me 11.6 vite burg.

I arrestuari Pasquale Scalise, 47 vjeç, rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e kishte dënuar për veprat penale të “mashtrimit financiar” dhe “mashtrimit kompjuterik”.

Pasquale kishte ndryshuar emrin në Andrea për t’i shpëtuar arrestimit dhe qëndronte në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet