Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Video- Digjet një tjetër flamur shqiptar në Greqi, shqiptares i bie të fikët

Pas vrasjes së ekstremistit minoritar të dielën e kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës, gjuha dhe aktet e urrejtjes së grekëve ndaj shqiptarëve është rritur ndjeshëm.

Mediat greke raportojnë se ditën e sotme disa nxënës në Kretë, konkretisht në Rrethimo kanë djegur një tjetër flamur shqiptar.

Nxënësit e gjimnazit hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur në duar lart një flamur grek, ndërsa këndonin himnin kombëtar dhe dogjën një flamur shqiptar.

Kjo bëri që një nxënëse shqiptare të humbiste dhe ndjenjat.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë gazetarja e News24 nga Athina paralajmëroi se ky gjest ishte kërcënim serioz, pasi shqiptarët, që janë një numëri i madh në greqi mund të ngrihen.

https://www.youtube.com/watch?v=1skgZpHoFxw

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet