Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-ministri grek: Me atë që bëri, Kacifas do kishte të njëjtin fat në cdo vend të botës

Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos në një lidhje direkte për televizionin SKAI ai u shpreh se 35-vjeçari Kostandin Kacifas kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë. Në kushte të tilla, në të njëjtën mënyrë do të reagonin edhe forcat amerikane apo skandinave.

“Ai kishte me vete një armë me vete apo jo? Unë jam i mendimit se mbi një person që mban një armë dhe qëllon mbi policinë do të veprohej njësoj edhe në SHBA apo edhe në vendet skandinave”, tha ish ministri.

Gjithashtu, Theodoros Pangalos hodhi poshtë pretendimiet se i riu grek sapo kishte shkuar në fshat për të vënë flamunjtë duke u shprehur se Kaçifas kishte muaj që qëndronte dhe vepronte në Bularat.

“Unë kam gjetur fotografi në internet nga Bularati që nga 25 marsi dhe rrugët janë plot me flamuj grekë. Pra ai kishte kohë që vepronte aty”, theksoi Pangalos.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet