Habit ekzekutuei 8-fishtë i Selenicës, ja kërkesa e çuditshme e tij

Aktualitet

Nga momenti kur u arrestua ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës. Fjla është për vrasësin e 8-fishtë të Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili habit kur mësohet se kërkon libra për të lexuar.

Nuk ka ndonjë preferencë, por “kënaqet” me ata tituj librash që i afrojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Mësohet se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti. Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë.

Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumëfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin 8 kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

ME TE LEXUARAT