"Forca e Ligjit” godet sërish, zbulohet operacioni ku u arrestuan 300 persona

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një pronioncim për mediat ka zbuluar operacionin që ka  ndëshkuar "të fortët” pas atij “Volvo 4” që shënoi goditjen e disa grupeve, mes tyre edhe dy ish deputetë të PS-së.

Veliu ka bërë me dije se operacioni pasues i “Forcës së Ligjit” është “I Forti”, dhe në kuadër të tij janë bërë rreth 300 arrestime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Policia e Shtetit informon për operacionin "I FORTI" - Ky operacion nuk duhet të ndalet më, po përkundrazi duhet me patjetër të përshkallëzohet në çdo qytet e komunitet, ku "të fortët" të mos gjejnë më dot paqe në asnjë lagje të Shqipërisë, e jo më të gjejnë lokale në qendër të Tiranës, për të derdhur shampanjë e shkrehur alltie”,- shkruan ndër të tjera Ministria e Brendshme.

ME TE LEXUARAT