Marrëveshja e 17 majit, Patozi tregon rezultatet

Politikë

Astrit Patozi, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike ka folur për paktin e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Patozi ka thënë se Rama dhe Basha nuk kanë bërë një marrëveshje të përjetshme më 17 maj, por zgjidhën hallin e momentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij nga ky hall njëri doli i fituar e mori qeverinë e timonin dhe tjetri u mjaftua me disa thërrime.

“Unë nuk jam aq naiv sa të mendoj se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një marrëveshje të përjetshme më 17 maj. Në politikë nuk ka të tilla. Atëherë ata kishin përpara një hall të momentit dhe e zgjidhën, secili në mënyrën e vet. Njëri fitoi thellë zgjedhjet dhe mori i vetëm timonin, ndërsa tjetri u kënaq me ca thërrime pushteti dhe me faktin që pastroi partinë e vet kur bëri listën. Unë e besoj që Basha sot është i mërzitur dhe e ka sinqerisht kur thotë se do ta rrëzojë Edi Ramën që t’i zërë vendin, sepse ajo që fiton në opozitë është shumë më e vogël se ajo që do të fitonte po të ishte në pushtet. Aritmetikë e thjeshtë është”, – është shprehur ai.

ME TE LEXUARAT