Video- Pamjet e frikshme të stuhisë në Itali

Kosovë&Rajon

Prej ditës së djeshme Italia po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, sa i përket motit, ndërsa pritet që shirat të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Stuhia ka prekur pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa nga qytetet më kryesore. Problematike situata ka qenë në qytetin e Napolit, ku njerëzit e gjetën veten e tyre papritur mes ujit dhe dhjetëra makina në rrugë u përmbytën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si stuhia ka paralizuar gjithë lëvizjen e mjeteve, ndërkohë që shumë pemë thyhen dhe bien përtokë.

Numri i viktimave ka shkuar deri në 7, pasi stuhia ka prekur edhe qytete të tjera si Roma e Venecia.

https://www.instagram.com/p/BpkA6ydHe6z/?taken-by=meganewsal

ME TE LEXUARAT