“Tradhëti Kombëtare”/ Çfarë fshihet pas paktit Shqipëri-Greqi

Aktualitet

Pas paktit Shqipëri-Greqi për festën e 28 Tetorit, ka reaguar kryetari i partisë ZGJIDHJA.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokëdhima e ka konsideruar këtë pakt një krim të pabesë dhe tradhëti kombëtare që kryeministri Edi Rama po i bën vendit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë akt tradhëtie nga qeveritarët gjakprishur që flasin dhe firmosin në emër të shqiptarëve. Të pranosh se 28 tetori është ditë feste zyrtare edhe për Shqipërinë do të thotë të pranosh se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940. E vërteta historike është tjetër”,- ka thënë ndër të tjera Kokëdhima.

28 tetori është festa e dëshmorëve grek të rënë gjatë luftës Italo-Greke, në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT