Provat e reja të Tahirit, Paloka akuza Ramës

Politikë

Pak orë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dokumente që sipas tij janë vendimtare për çështjen në ngarkim të tij, ka reaguar Partia Demokratike, përfaqësuar nga nënkryetari Edi Paloka.

Paloka në një deklaratë për media akuzon kryeministrin Edi Rama, se po bën presion mbi prokurorinë dhe se po manipulohet opinioni publik për të mbyllur çështjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Paloka ka thënë se është fakt tashmë që Tahiri ka ndihmuar Habilajt dhe është i përfshirë në trafikun e drogës.

Pjesë nga deklarata e Edi Palokës:

E ashtuquajtura provë e re, që Tahiri e paraqiti si lajm është se në Itali s’është nën hetim. Kjo është alibia që Rama i dha Tahirit, dhe këtu fshihet presioni që po i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen. Është fakt se shteti italian s’mund të hetojë shtetas shqiptar që kryen krim në shtetin shqiptar.

Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta. S’do e shpëtojnë dot Tahirin, Dakon, Ballën, Xhafajn e aq më pak Edi Ramën.

ME TE LEXUARAT