Maqedoni, përfshihet nga flakët autobuzi me ushtarë

Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) plot me ushtarë ka marrë flakë sot në rrugën Probishtip – Kratovë në Maqedoninë lindore.

Ngjarja ndodhi 4kilometra larg Probishtipit ndërsa noftohet se nuk ka të lënduar.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur dhe lokalizimin e situatës.

Në deklaratë për MIA-n, kryetari i komunës së Probishtipit, Dragan Atanasov thotë se shoferi i autobusit ka reaguar me kohë dhe të gjithë ushtarët të cilët ndodheshin në autobus kanë zbritur të sigurt. Autobusi është djegur tërësisht. Ministria e Mbrojtjes, në komunikatën lidhur me rastin, shpreh keqardhje për rastin me autobusin e djegur i cili sot në mëngjes për në vendet e tyre të punës në Shkup ka transportuar pjesëtarë të ARM-së nga Probishtipi, Kratova dhe Kumanova.

Pjesëtarë të Policisë Ushtarake dhe ekspertë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes që të konfirmojnë rrethanat nën të cilat ndodh ky incident. MM nga firma e cila siguron transportin pret që të bëhet analizë për rastin me qëllim që i njëjti të mos përsëritet.

loading...