“Fati i deshi ata”, Artan Hoxha flet për vrasjen e ekstremistit grek

Aktualitet

Ngjarja e djeshme në Bularat ku humbi jetën një shtetas grek pas ekzekutimit nga forcat RENEA është komentuar ditëne sotme nga gazetari Artan Hoxha.

I ftuara në Report TV, Hoxha tha se 35-vjeçari Kostandinos Kaçifas ka rrezikuar seriozisht forcat RENEA, ndërsa theksoi se “fati e deshi që ata policë të mos ishin sot dëshmorë të atdheut”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Policia shqiptare duhej të reagonte për të siguruar zhvillimin normal të aktivityetit. Është qëlluar drejtpërdrejt në drejtim të policisë. Detyrimisht policia lokale e ka pasur të vështirë situatën, gjë e cila e ka detyruar të kërkojë ndërhyrjen e RENEA-s.

Është kërkuar që të dorëzohet, por ai ka vijuar të shkëmbejë zjarr me forcat speciale. Fati e deshi që ata policë të mos ishin sot dëshmorë të atdheut”-tha gazetari Hoxha.

ME TE LEXUARAT