Dha dorëheqjen, Fatos Lubonja zbulon pse hesht Xhafaj

Politikë

Analisti Fatos Lubonja në një opinion shkruar për “Panoramën” ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paraditen e së shtunës.

Ndonëse janë bërë thuajse tri ditë nga dorëheqja, Xhafaj edne nuk ka dalë në një deklaratë për shtyp, por ka folur vetëm në rrjetet e tij sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lubonja shkruan se Xhafaj hesht sepse motivet që ai do të japë dëmtojnë rëndë Kryeministrin Rasma, sikurse ndodhi edhe me rastin e Saimir Tahirit.

“Qartazi, heshtja e Xhafajt për motivet e dorëheqjes flet për atë se këto motive nuk mund t’i deklarojë publikisht, pasi ato dëmtojnë rëndë Kryeministrin dhe pushtetin e tij. Ato duhen mbajtur fshehur, siç u mbajtën fshehur edhe shkaqet e largimit të Saimir Tahirit, për të cilin u tha publikisht se po shkonte me një detyrë edhe më të rëndësishme: fushatën elektorale.

Dhe këtu duhet vënë në dukje se dorëheqja e Xhafajt nuk është një dëm i vogël, pasi ajo po ndodh në një situatë jashtëzakonisht delikate për Ramën, sepse ajo, direkt dhe indirekt, demaskon strategjinë e tij (deri dje edhe të Xhafajt) për të mohuar lidhjet e PS-së me krimin, duke akuzuar, edhe me ndihmë të Prokurorisë, kundërshtarët “shpifës”. Prandaj, opozita me të drejtë e konsideron këtë dorëheqje si një fitore të saj të madhe”,- shkruan Lubonja.

ME TE LEXUARAT