Tentoi të eleminonte 3 persona, në pranga 48-vjeçari

Aktualitet

Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim, sepse i ishte dhënë dënimi me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

I arrestuari është shtetasi Dedë Lufaj me banim në fshatin Vuksansaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2014, Lufaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të tre personave me inicialet N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Njoftimi i plote:

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër. Gjate kontrolleve Policia kap dhe ndalon një person të shpallur në kerkim, i dënuar me 16 vite burg.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një pune të mirëorganiziar nga forcat e policisë të D.V.P Shkodër, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit:

Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendim nr. 155 (664), datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim nr. 565, datë 16.10.2017, nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/1-22 e 278/4 të Kodit Penal,

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT