Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Prostitucion në qendër masazhi/ Në pranga menaxherja, shpallet në kërkim administratorja

Një tjetër qendër prostitucioni është zbuluar në Tiranë e maskuar si qendër masazhimi.

Operacioni policor i koduar “Extra Service 2” ka përfunduar me arrestimin e menaxheres së një qendre masazhi e cila akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria. Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë tre punonjëse.

Në prangat e policisë ka rënë R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet. Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet