Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, aleati i Bashës paralajmëron stuhi të tjera

Aleati i Lulzim Bashës dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur nga Korça në lidhje me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dule është shprehur se kjo dorëheqje e tij është nj paralajmërim stuhish të tjera që do i japë fund kësaj qeverisje.

“Duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thosha se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje”.

Kurse pyetjes nëse po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, Dule u përgjigj kështu:

“Strukturat shtetërore të destinuara nga kushtetuta dhe ligjet për t’u vënë fre këtyre fenomeneve janë në status të kapur. Opinioni publik vuan nga fenomeni i mithridatizmit. Shoqëria jonë si mithridati që merrte një dozë helmi çdo ditë që të fitonte imunitet ndaj një fenomeni të mundshëm edhe shoqëria jonë po merr një dozë helmi nga skandalet e përditshme edhe kur ato janë të pakonceptueshme për një shoqëri demokratike. Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet