Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pas dorëheqjes, Rama mesazh të koduar Fatmir Xhafajt

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shfaq në Lushnjë për t’i dorëzuar kartën e anëtarësisë disa të rejave dhe të rinjve të këtij qyteti, ndërsa nga ana tjetër mediat zienin nga lajmi i dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama i njohu anëtarët e rinj që në ditën e parë me kufizimet që do të kenë tashmë si pjesëtarë të familjes socialiste.

“Marrja e kësaj karte nuk është vetëm kënaqësi, ka edhe kufizim lirie. Se unë për shembull hoqa dorë nga dalja nudo në plazh që kur u bëra anëtar partie”, u shpreh ai.

Teksa nuk foli asnjë fjalë mbi ikjen e Xhafajt, sulmet ndaj Dakos, apo arrestimin e dy ish deputetëve socialistë, Edi Rama duket se përcolli një mesazh të koduar për ata që duhet ta dëgjojnë.

“Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia”- u shpreh Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet