Lajm i mirë për gjumashët, ora ndërron nesër/ 2018, viti i fundit i këtij procesi

Aktualitet

Mëngjesi i 28 tetorit do të jetë i “shenjtë” për të gjithë gjumashët, kjo sepse kur ora të shënjojë 03:00 akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta pas, duke bërë që të gjithë të flenë një orë më shumë gjum.

2018 mund të shënojë herën e fundit që kontinenti i Europës ndërron orën dhe të gjitha vendet do të ketë orën e njëjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë. Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë.

Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.

ME TE LEXUARAT