“Zari i të fortëve”, Paloka i akuza Dakos

Politikë

Pas Bashës, Alibeajt dhe Bardhit, për rsatin e Vangjush Dakos ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka

a shprehet se Dako në të vërtetë është “zari i të fortëve”, që e kanë rrahur, poshtëruar deri në marrjen e familjarëve të tij për “shëtitje me makinë” kur u vonohej kryerja e porosive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”. E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje… I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje.

Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande . Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne…

ME TE LEXUARAT