Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Salianji kërkon vetting për politikanët dhe braktis mbledhjen

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

Pasi përsëriti edhe njëherë propozimin e opozitës për Vetingun në politikë, u largua dhe braktisi mbledhjen.

Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat kërkoi që të fillojë sa më shpejt kontrolli i integritetit të politikanëve, ndërsa akuzoi sërish mazhorancën, se nuk e do Vettingun në politikë.

Ndër të tjera Salianji sulmoi sërish eksponentët socialistë, të cilët sipas opozitës janë të lidhur me botën e krimit, duke iu referuar Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

“Mazhoranca nuk e do vettingun në politikë. Ne si PD kemi kërkuar kontrollin e integritetit të politikanëve.  Nee kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë.Nuk besoj se nuk ka ndonjë qytetar, apo akademik që nuk preket kur thonë unë e njoh Niçen, Kacuben etj etj. Nuk  besoj se nuk ka qytetar që nuk preket kur thot e kam mik dhe kam mbi 50 herë me trafikantë droge. Këta zotërinj mund të dënohen por ne kërkojm që sot pa asnjë vonesë të bëhet kontrolli i integritetit të politikanëve. Kërkojmë të mos bëjmë teatër si teatri që doni të prishni”, tha Salianji.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet