Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Rëzimi i dekretit të Metës për Teatrin, Spaho: Vetëm talebanët prishin objekte kulturore

Pas rrëzimit të dekretit të presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria në seancën paralamentare të së enjtes ka reaguar, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Në një postim në ‘Facebook’Spaho shkruan se vetëm talebanët prishin objekte kulturore në emër të parasë.

Më tej Spaho i ka bërë ghirrje qytetarëve të mos lejojnë prishjen e godinës.

Postimi i plotë:

Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar.
Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore. Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese.
Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, “feja” e vetme qe ata njohin.

Ne Mosken e “lindjes” jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te “perendimit” duhet te prishim te vetmin teater qe kemi?
Eshte ne dinjitetin e te gjitheve ne qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon.
Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.