Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Grabitet xhamia dhe një mobilieri, bien në pranga korçarët

Dy korçarë kanë rënë në pranga, nën akuzën e vjedhjes.

Policia ka bërë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Panlo Hazisllari, 23-vjeç, banues në Maliq dhe Ronaldo Mehmeti, 18 vjeç, banues në fshatin Moravë- Korçë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të vjedhjes së një xhamie.

loading...

Rekomandojme

Gjithashtu kapet dhe arrestohet në flagrancë një tjetër shtetas, i cili tentoi të vjedhë në një mobileri, i dyshuar edhe si autor i vjedhjes të një kopshti, ngjarje e ndodhur më datë 19.10.2018.

Specialistët e Seksionit për Krimet, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve konkretisht:

Pablo Hazisllari, 23 vjeç, banues në Maliq.
Ky shtetas në datë 24.10.2018, në lagjen nr 7 në Korçë, ka vjedhur në ambjentet e brendshme të një xhamie, një mikrofon që përdorej për fjalime dhe shërbesa.

Ronaldo Mehmeti, 18 vjeç, banues në fshatin Moravë-Korçë.
Shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një mobileri në lagjen nr 9, në pronësi të shtetasit G.Zh. Gjithashtu nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i vjedhjes të një kopshti, në lagjen nr 7 Korçë, ngjarje e ndodhur më datë 19.10.2018.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet