Keqtrajtonin fëmijët, arrestohen katër mësuese

Kliko per me shume info

Katër mësuese kanë rënë në pranga në Bari, pasi dhunonin fëmijët gjatë vitit shkollor 2017-2018.

Ato i kanë shtyrë fëmijët, i kanë qëlluar më shpulla në krahë dhe në fytyrë, duke i tërhequr zvarrë deri sa i kanë rrëzuar në tokë ose i detyronin të qëndronin me kokën poshtë në bankë dhe kur provonin të ngrinin kokën ua përplasnin fort mbi bankë, përveç se duke i frikësuar dhe duke i kërcënuar për vdekje me fjalë, transmetojnë mediat vendase.

Kliko per me shume info

Mësueset i kërcënonin fëmijët duke iu thënë se “do t’i lidhnin me litarë”, që “do t’i qëllonin me grushte”, që “do t’i çonin në kazermë tek karabinierët ku një qen do t’i kafshonte”. Këto kërcënime pasoheshin edhe nga fyerje dhe poshtërime verbale.

Katër mësueset ishin të punësuara me kontrata vjetore dhe në këtë vit të ri shkollor, 3 prej tyre ishin në kopshte të tjera, ndërsa njëra vazhdonte punën në kopshtin ku kishin ndodhur keqtrajtimet.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here