Denoncim, këshilltari i Ramës shkel me të dyja këmbët ligjin para qytetarëve

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka publikuar sot mesazhin e një qytetari dixhital i cili denoncon këshilltarin e kryeministrit Rama, Endri Fuga, si uzurpues të një hapsire toke.

Denoncuesi thekson se është një banor i Tiranës tek zona e Astirit, dhe sipas tij “ka 1 vit qe është uzurpuar shesh pushimi, trotuari, rruga e kalimit dhe lulishtja e pallatit dhe i detyron që të rrotullohen rreth 300 m”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë qytetari bën përgjegjës këshilltarin e Ramës, Endri Fuga.

“ka 1 vit qe na ka uzurpuar shesh pushimin trotuarin rrugen e kalimit lulishten e pallatit dhe na detyron qe te rrotullohemi rreth 300 m lokal Oslo tek kryqezimi i astirit ne pallatin 2ART CO thuhet ne pronesi te keshilltarit te kryeministrit FUGES,e vertetuar kjo pasi nuk nderhyn as policia e rendit as ajo bashkiake me gjithe perpjekjet qe kemi bere prane istitucioneve perkatese.”-shkruan ndër të tjera qytetari.

Postimi i plotë i Berishës:

ME TE LEXUARAT