Ahmetaj: Do të ketë rritje pagash, ja cilat kategori përfitojnë

Politikë

Qeveria ka premtuar rritje pagash duke nisur nga viti 2019, për disa kategori si  sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat për pr/buxhetin e vitit 2019 paraditen e së premtes foli për parashikimet e vitit të ardhshëm.

Ai pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.

Ai theksoi se në Shëndetësi përfitojnë: 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, 18 415 punonjës me një fond mbi 1 miliardë lekë

Arsim: 35 783 staf mësimor, 1.5 mliliardë lekë

Burgje/ 3560 policë të burgjeve, 200 milionë lekë në vit

Rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me rritje mbi 20%

7% rritje pagash të mësuesve

Po ashtu Ahmetaj ndau me publikun edhe pritshmërisë e qeverisë për vitin që vjen, ndërsa shtoi se 2019-ta do të pësojë rritjen nga më të lartat në vendet e rajonit.

“Paketa fiskale që e shoqëron ky buxhet, reflekton vëmendjen e qeverisë ndaj qytetarëve. Qoftë për uljen e borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë edhe privatizimin e investimeve publike në favor të rritjes ekonomie. Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 për qind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon. Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar. Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri. megjithëse jemi duke ulur borxhin publik do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme prej 5 % të prodhimin të brendshëm bruto. qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë. në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë, borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %. Vitin tjetër do të jetë 6.4.9 %, që do të ulet për të lehtësuar barrën e borxheve të trashëguara në familjet shqiptare. Kemi ulur taksat”, tha ai.

ME TE LEXUARAT