Zv/ministri i Brendshëm: Hetimet vazhdojnë, me gjasë ka arrestime të reja

Aktualitet

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, të mërkurën, deklaroi se në vazhdën e hetimeve të strukturave përkatëse me gjasë priten arrestime të reja.

Hodaj u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se kjo është një dosje në hetim dhe sigurisht që priten zhvillime të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se këto masa që u morën sot është një nga hapat e ndërmjetëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sipas tij, priten edhe arrestime të reja edhe pse ngelet për t’u parë në ditët në vazhdim, pasi ka persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Hodaj theksoi se Prokuroria nuk bazohet vetëm tek përgjimet, por ekzistojnë edhe prova të reja.

ME TE LEXUARAT