Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Treni merr përpara makinën në Elbasan, plagoset rëndë 32-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit ku treni i pasagjerëve i linjës Kashar–Elbasan, ka marrë përpara një automjet dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi I makinës.

loading...

Rekomandojme

Policia bën me dije se treni që lëvizte drejt Elbasanit, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet