Shqipëria me borxhin më të lartë publik në rajon

Aktualitet

Ndonëse ministrit Arben Ahmetaj i doli fryma duke thënë që është ulu borxhi, faktet tregojnë që Shqipëria vazhdon të ketë borxhin më të lartë publik në rajon dhe ndër vendet e para në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Renditja e Shqipërisë si vendi me borxhin më të lartë publik është në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ku vetëm tremujor ne dytë të këtij viti borxhi publik ishte 66.3%.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe Komisionit Europian, kjo shifër e rendiste Shqipërinë në vendin e 15 nga 34 shtete të Europës dhe rajoni të Ballkanit.

Në rajon, Shqipëria ka nivele të ngjashme borxhi me malin e Zi, ndërsa Serbia që dikur kryesonte, me mbi 70% e ka ulur këtë tregues në 55.9% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë. Maqedonia ka një borxh rreth 44% të PBB-së, Bosnja 36.3 dhe më të ulëtin e ka Kosova, me rreth 16%.

ME TE LEXUARAT