Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Me 750 mijë paund në Angli, 2 shqiptarëve u vihen në pranga (Emrat)

Shqiptarët në Angli vijojnë të etiketohen si “zotërues” të tregut të drogës. Së fundmi, dy shqiptarë akuzohen se janë të përfshirë dhe kanë gisht në një fabrikë kanabisi, i cila prodhonte drogë që arrinte deri në 750 mijë paund.

Sipas mediave britanike, shqiptarët e dyshuar janë Adeljan Oshafi, 31 vjeç, i cili është paraqitur në gjykatën britanike dhe pranoi së është fajtor për prodhim të marijuanës në një banesë. Së bashku me Oshafin nën akuzë është edhe Neim Bakia, 23 vjeç.

Policia britanike zbuloi shtëpinë të premten, ndërsa u gjetën dy kate me qindra rrënjë kanabisi, drita të cilat përcillnin elektricitetin tek bimët si dhe disa pajisje të tjera të dyshimta.

Jeremy Oliver, prokurori i kësaj çështje deklaroi se në fabrikë ishin rreth 963 bimë kanabisi, vlera e të cilave mendohej të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 Paund, raporton ‘Balkanweb’.

Prokurori i çështjes tha se shqiptari nuk duhet liruar me kusht, pasi ai mund të përfshihet në vepra të tjera të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme për shoqërinë britanike.

loading...

Nga ana tjetër, avokatja e shqiptarit shtoi se klienti i saj nuk kishte rol si kreu apo ideatori, por ishte thjesht si “kopshtar” në banesën ku u gjetën bimët e kanabisit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet