Lul Berisha pjesë e përgjimeve, “Na jep numrin e ‘xhuxhit’ për vende pune”

Kliko per me shume info

Dosja hetimore e operacionit “Vol-Vo 4” ku flitet për Lulzim Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit, i liruar në fund të vitit të kaluar nga burgu me kusht, wshtw zbardhur nga ‘Panorama’.

Sipas dosjes hetimore, vetë Lulzim Berisha nuk rezulton që të jetë i përgjuar, por emri i tij lakohet nga disa prej të përgjuarve të grupit kriminal të Avdylëve të Shijakut.

Kliko per me shume info

Kështu, ai përmendet në një bisedë për një person, që kërkonin ta punësonin dhe kërkohet një numër telefoni i të ashtuquajturit “Xhuxhi”.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, emri i Lulzim Berishës del nga komunikimet e Jasin
Kalajt, Denis Laftiut me anëtarë të grupit të Avdylajve.

“Lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë të evidentuara në një sërë provash dhe aktesh. Kështu, numri +249 në përdorim nga Jasin Kalaj, komunikon me përdoruesin e numrit +765 të Altin Avdylit, duke i kërkuar numrin e telefonit të një personi që e thërrasin me pseudonimin “xhuxhi”, (ndër të tjera komunikojnë për vende pune).

Lulzim Berisha komunikon me Jasin Kalajn, duke i dërguar një numër telefoni celular dhe ky komunikon me nr. +407, duke i thënë se kishin arrestuar B. për punën e Italisë dhe e kanë lënë në arrest me burg me afat 40 ditë, ku për këtë shfaqin shqetësim disa nga të dyshuarit dhe njoftojnë njëri-tjetrin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Veç kësaj, Prokuroria nuk ka asnjë provë tjetër në dosjen në fjalë për përfshirjen e Lulzim Berishës në ndonjë trafik droge apo aktivitet kriminal. Për të nuk ka asnjë urdhërarrest apo akuza të ngritura. Lulzim Berisha u lirua me kusht në fund të vitit që kaloi, mirëpo lirimi i tij bëri mjaft bujë, duke sjellë shkarkimin dhe procedimin e drejtorit të Burgut të Durrësit. Prokuroria ka bërë rekurs në
Gjykatën e Lartë për lirimin e tij. Kujtojmë se ai kishte marrë edhe rekomandime pozitive nga Bashkia e Durrësit për lirimin, ku i sigurohej edhe një vend pune. Lirimi i Lulzim Berishës solli përplasje të forta mes opozitës dhe maxhorancës. Edhe Ministria e Drejtësisë u shpreh hapur kundër lirimit dhe urdhëroi hetime.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here