Skandali me pronat në Lezhë, përgjimet zbulojnë konfliktin mes vëllezërve Ndoka

Kliko per me shume info

Nga transkriptimi i përgjimeve në dosjen e Prokurorisë rezulton se ka nisur një konflikt i rëndë nga anëtarë të familjes Ndoka, kjo për një pronë bregdetare me një sipërfaqe prej 4500-5000 m/2.

Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve rezulton se pronar ka qenë Arben Ndoka, i cili kishte idenë se edhe juridikisht do të ishte kaluar në emër të tij nga anëtarët e familjes.

Kliko per me shume info

Ndoka rezulton se ka konstatuar se prona që ai zotëronte nuk figuronte në emrin e tij, por në emrin e shtetasit Altin Mikaj, ku ka të dhëna se është dhëndër i të ndjerit Sandër Ndoka.

Pas ardhjes në dijeni të këtij momenti Arben Ndoka është acaruar dhe ka patur debate të forta me motrën e tij Mimoza Ndoka dhe vëllain e tij Gjevi Ndoka. Në përgjimet në vijim rezulton se Arben Ndoka duke patur idenë se anëtarët e tij të familjes kishin dalë nga rregullat ‘kanunore’ familjare është acaruar dhe ka akuzuar vëllain më të madh të ndjerin Aleksandër Ndoka.Duke qenë se pronën që realisht duhet të ishte në emër të tij i është dhënë pa ndonjë shpjegim dhëndrit të Aleksandrit.

Kujtojmë se shtetasi Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit PS, mbeti i i vrarë me armë zjarri më 9 dhjetor të 2017.

Arben Ndoka ka kërkuar llogari si nga familjarët e tij ashtu edhe nga punonjësit në zyrat përkatëse shtetërore që prona objekt konflikti duhej kthyer me patjetër në pronë shtet, pastaj e dinte ai se si të vepronte për ta marrë. Kështu ai debaton me GjeviNdokën, Mimoza Ndokën, Bardhok Bardhi, inxhinier dhe Bledar Cara kushëri i tyre që punon në hipotekë. Në vijim tregohet shqetësimi që kishte sidomos Mimoza dhe Gjevini pasi kishin frikën e ndonjë përplasjeje fizike ndërmjet vëllezërve Aleksandër dhe Arben Ndoka.

Pjesë nga përgjimet:

Mimoza: Tashti që ta dish se prandaj i ka rënë telefonit … që ti të lidhesh me Bardhin dhe të marrësh numrin e parcelës që ta verifikosh.. A po lidhesh me Bardhin ti? ( Bardhok Bardhi rezulton inxhinier gjeodezie matje)

Gjevi: Shih tani Mozë që ta shpjegoj unë nji diçka.. kur futesh te Pashku e del te ajo rruga për me dal e u la (plazh) ‘ Ky” e ka djashtas e Pashku e ka majtas Mozë, nuk ka lidhje fare!

Mimoza: Bravo … mirë shumë bukur shyqyr aq ma mirë.

Gjevi: A kupto?! Nda rruga … ka shenjë në të.. rri e qetë e di unë atë punë,

Mimoza: Po po, perfetk ndërko ti vetëm sqaro Bardhin…

Gjevi: Po në past merak po ta them me bindje, … se dikund aty e din ai se jma edhe une me kët… e ja jap unë pjesën teme e s’ma bahët vonë hic..!

Mimoza: Po jo ore se nuk është ashtu, nuk don ashtu ai.. !!

Gjevi: Nuk e lo po gjo unë të mos mërzitet ai !!

Mimoza: jo jo nuk ka lidhje kjo pjesë… ‘ai’ thjesht don që mos të jenë hap ‘njerëzit e vet aty’ !!! Kët hall ka ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here