Shqipëri-Uells, nis shitja e biletave për miqësoren e 20 nëntorit

Sport

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor të këtij viti.

Njëra do të jetë sfidë zyrtare, në kuadrin e Ligës së Kombeve, ndërsa tjetra miqësore. Më 17 nëntor, kuqezinjtë do të presin Skocinë në “Loro Boriçi”, ndërsa tri ditë më pas, më 20 nëntor, do të kenë përballë Uellsin e Gareth Bale, në “Elbasan Arena”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy mundësi për t’i kristalizuar gjërat, sidomos në raport me trajnerin Christian Panucci, vazhdimi i të cilit në stolin e kombëtares duket jo i sigurtë. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije sot se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë (sektorët e stadiumit) për ndeshjen miqësore Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor 2018, ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në faqen zyrtare të FSHF-së, fshf.org, në linkun përkatës bileta.fshf.org mund të blini online biletën, për të siguruar një vend në shkallët e stadiumit. Më poshtë do të gjeni edhe listën e çmimeve të biletave për miqësoren me Uellsin:

ME TE LEXUARAT