Japoni, tërmeti i fortë trondit vendin

Bota

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka goditur ishujt jugorë të Japonisë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka bërë të ditur se deri tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qendra sizmike e tërmetit të orës 13:35 ishte jashtë ishullit Yonaguni pranë Tajvanit, rreth 1 900 kilometra në jugperëndim të Tokios”, njofton agjencia.

Pak kohë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 6,7 tronditi ishullin verior të Hokaidos duke shkaktuar 41 të vdekur dhe 740 të plagosur.

ME TE LEXUARAT