Halloween-i erdhi, 3 ide të thjeshta make up-i, duke përdorur vetëm një produkt

Soft

Janë të shumtë ata që e marrin shumë seriozisht periudhën e Halloween-it, duke u shndërruar totalisht në këtë ditë. Ndërkohë që ka të tjerë, që nuk e vrasin shumë mendjen, madje as nuk e kuptojnë fare përse duhet të zhgarraviten për këtë festë.

Për kategorinë e dytë, kemi një zgjidhje perfekte sesi me vetëm një produkt, mund të gëzoni miqtë tuaj, e t’i tregoni se e keni marrë shumë seriozisht këtë punë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj, mjafton vetëm një laps për sytë dhe mund të krijoni plot tre pamje të “frikshme” ose “funny”. Fundja fundit, Halloween është vetëm një ditë në vit, ndaj një sakrificë të vogël mund ta merrni në konsideratë.

Sy të errët

Mjafton pak laps tek sytë për të krijuar sytë plot lot që të jesh edhe ti Beyonce! Ndaj lyeni sytë dhe mendoni se kush ua ka nxirë jetën këtë muaj, e qani për disa minuta dhe voila, u ktheve në femrën më të adhuruar në planet.

Macja klasike

Ok, nuk ke shumë kohë dhe nerva që të merresh me Halloween? Vizato disa viza rreth faqeve dhe u bëre edhe ti një maçoke “grifshë”, që nderoi miqtë e saj.

Nusja e “Halloween”

Kush tha se duhet të jesh patjetër e frikshme gjatë Halloween?! Ëndrrën tuaj për të veshur fustanin e bardhë, përdore si armë në këtë ditë. Dhe me lapsin e syve, guxo në make up për të krijuar diçka që nuk të guxoje në ditën tënde më të rëndësishme.

ME TE LEXUARAT