Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përplasja për Elvana Gjatën në bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Ka rene në prangat e policisë biznesmeni Redi Popesku. Ai akuzohet per ngjarjene e rende te ndodhur në lokalin e tij “Monopol” në zonën e ish-Bllokut, ku u regjistrua përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Arrestimi i Popeskut është bërë rreth orës 23:30 minuta mbrëmjen e shkuar në lokalin e tij. Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit të pjesëmarrësve në vrasje.

Redi Popesku akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës si dhe për “dëshmi të rreme”.

Ne vendin e perplasjes me arme mbeti i vrare Fabiol Gaxha ndersa u plagosen Eljon Hate dhe Ervis Martinaj.

Ne kerkim per kete ngjarje jane shpallur Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjates dhe Mevjol Bilo, efektiv i komandove te ushtrise i akuzuar per vrasjen dhe dy plagosjet./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet